Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Rëndësia e ushqyerjes së duhur

Ushqimi i duhur dhe i balancuar është një temë që shpesh shfaqet në artikuj, video dhe media. Megjithatë, me rritjen e qasjes në informacion përmes rrjeteve sociale, për shumë njerëz bëhet e vështirë të dallojnë faktet nga marketingu dhe të kuptojnë se çfarë përfaqëson vërtet ushqimi i shëndetshëm. Edhe pse ka materiale të përgatitura profesionalisht, shpesh qarkullojnë gjysmë të vërteta që shkaktojnë konfuzion.

Përkufizimi i vetëm për ushqimin e duhur

Ushqimi i shëndetshëm është ai që është i balancuar, i larmishëm dhe përfshin të gjithë makro dhe mikro nutrientët e nevojshëm: proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina, minerale dhe ujë. Ruajtja e shëndetit të mirë dhe parandalimi i sëmundjeve kërkon shmangien ose konsumimin minimal të ushqimeve të pasura me yndyra trans, sheqer të rafinuar, aditivë dhe përbërës artificialë. Këto përbërës shpesh gjenden në produkte që shiten si “të shëndetshme”, por afatgjatë mund të dëmtojnë shëndetin.

Ushqimi i shëndetshëm mund të parandalojë miliona vdekje në nivel global!

Studimet tregojnë se ushqimi i parregullt është një faktor i rëndësishëm për sëmundjet kronike jo-ngjitëse si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Në një studim të gjerë të kryer nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), me të dhëna nga viti 1990 deri në 2017, u konkludua se 11 milionë vdekje janë drejtpërdrejt të lidhura me ushqimin e parregullt. Konsumi i lartë i natriumit dhe marrja e ulët e drithërave të papërpunuara, frutave dhe perimeve janë arsyet kryesore për këto statistika. Këto pasoja të ushqimit të pashëndetshëm nuk kursejnë askënd – preken njerëz të të gjitha moshave, gjinive dhe statusit socio-ekonomik.

Çfarë duhet të hahet çdo ditë për një jetë të shëndetshme?

Ushqimi i shëndetshëm nënkupton marrje të balancuar ditore të të gjitha llojeve të ushqimeve. Më poshtë është një listë që mund të shërbejë si udhëzues për prioritetet ditore në ushqim:

             Proteina

          Karbohidratet

               Yndyra

Vezë

Tërshërë

Të verdhat e vezëve

Mish pule, viçi, gjeldeti, derr (pa dhjamë)

Oriz dhe makarona integrale

Fruta të thata dhe fara

Peshk

Të gjitha llojet e frutave

Avokado

Disa produkte qumështi (kos grek, kos i zakon¬shëm, gjizë)

Të gjitha perimet, veçanërisht ato jeshile

Vaj ulliri i ftohtë, vaj kokosi

Bizel, fasule, kuinoa, tofu, sojë

Patate të zakonshme dhe të ëmbla

Salmon, skumbri, merluc, ton, prodhime deti

Pluhur proteinik nga hirra

Perime bishtajore

Gjalpë kikiriku, bajame, lajthi

  Tabela 1. Llojet e ushqimeve

 

 

Vlerësim mesatar:

3 (201 vota)

Vlerësimi juaj u regjistrua!