Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit në një periudhë të shkurtër kohore çon në helmim nga alkooli. Helmimi nga alkooli varet nga sasia e konsumuar, përqindja e etanolit në pije, koha e marrjes së pijes në organizëm, konsumimi i ushqimit dhe përdorimi i substancave të tjera që veprojnë si depresantë të sistemit nervor qendror. Ky lloj helmimi kalon nëpër 4 faza:
1. Faza eksitacionit -ndodh kur niveli i alkoolit në gjak është 0.5 – 1.5 promilë. Karakterizohet nga eksitim psikomotor që çon në humbje të kontrollit mbi mekanizmat frenues, si dhe eufori, sjellje impulsive me dëshirë për të marrë pjesë në të gjitha bisedat, fjalë shumë dhe gjestikulim, si dhe agresivitet seksual i shtuar për shkak të rritjes së libidos. Në këtë fazë shfaqet edhe reagim i ngadalësuar dhe koordinim i dobët muskulor.
2. Faza hipnotike (faza e dehjes)- 1.5 – 2.5 promilë në gjak. Karakterizohet nga sjellje të guximshme dhe të pamenduara. Në këtë fazë shfaqen simptomat e para të efektit narkotik të alkoolit: ecje e pasigurt, të folur i pakuptueshëm, vëmendje dhe përqendrim të ulët, përgjumje.
3. Faza narkotike (dehje e rëndë) – rreth 5 promilë alkool. Shfaqet gjendje stupori ose kome, ku personi i helmuar ka reflekse të dobësuara, mungesë reagimi, frymëmarrje të dobët, rrahje të shpejta të zemrës dhe ulje të temperaturës trupore. Në këtë fazë shpesh ndodh të vjellat pa vetëdije dhe inkontinenca (pamundësia për të kontrolluar urinimin).
4. Faza asfiktike (faza e mbytjes)- ndodh shpejt pas fazës narkotike, pason me depresion të qendrës së frymëmarrjes në sistemin nervor qendror dhe përfundon me vdekje.
Trajtimi i helmimit nga alkooli
Nuk ekziston një antidot specifik që përdoret për trajtimin e helmimit nga alkooli. Trajtimi është i fokusuar në eliminimin e alkoolit nga gjaku.
Lavatja gastrike – Në orët e para pas helmimit përdoret lavatja gastrike, e cila mundëson shpëlarjen e stomakut nga sasia e mbetur e alkoolit, me qëllim parandalimin e rritjes së mëtejshme të përqendrimit të alkoolit në gjak.
Hidratimi me tretësirë fiziologjike dhe vitamina të grupit B, me qëllim korrigjimin e dehidratimit.
Hemodializa është e rezervuar për rastet e dehjes së rëndë dhe për përqendrime të larta të alkoolit në gjak (rreth 5 promilë).
Kakoforia ose gjendja e dehjes së mëngjesit (mamurlëku) përfaqëson fazën e rikuperimit pas intoksikimit me alkool. Karakterizohet nga dhimbje koke, të përziera, të vjella, konfuzion dhe shpesh amnezi për ngjarjet e mëparshme.
Halimova, Yu. S. (2023) Morphofunctional Aspects of Internal Organs in Chronic Alcoholism, AMALIY VA TIBBIYOT FANLARI ILMIY JURNALI, 2 (5). pp. 83– 87. ISSN 2181– 3469
Alcohol Consumption, Cardiac Biomarkers, and Risk of Atrial Fibrillation and Adverse Outcomes, by Dora Csengeri et al., European Heart Journal, doi: 10.1093/eurheartj/ehaa953
Halimova, Yu. S. (2023) Morphofunctional Aspects of Internal Organs in Chronic Alcoholism, AMALIY VA TIBBIYOT FANLARI ILMIY JURNALI, 2 (5). pp. 83– 87. ISSN 2181– 3469
Ky faqe përdor cookies
Faqja jonë e internetit përdor biskota. Përveç atyre të domosdoshme, mund të përdorim biskota për funksionalitet, analitikë dhe marketing. Duke klikuar "Pranoj", pajtoheni me përdorimin e të gjitha biskotave (cookies).