Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje

Çfarë është helmimi nga alkooli dhe si trajtohet?

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit në një periudhë të shkurtër kohore çon në helmim nga alkooli. Helmimi nga alkooli varet nga sasia e konsumuar, përqindja e etan­olit në pije, koha e marrjes së pijes në organizëm, konsumimi i ushqimit dhe përdorimi i substancave të tjera që veprojnë si depresantë të sistemit nervor qendror. Ky lloj helmimi kalon nëpër 4 faza:

 

1. Faza eksitacionit -ndodh kur niveli i alkoolit në gjak është 0.5 – 1.5 promilë. Karakter­izohet nga eksitim psikomotor që çon në humbje të kontrollit mbi mekanizmat frenues, si dhe eufori, sjellje impulsive me dëshirë për të marrë pjesë në të gjitha bisedat, fjalë shumë dhe gjestikulim, si dhe agresivitet seksual i shtuar për shkak të rritjes së libidos. Në këtë fazë shfaqet edhe reagim i ngadalësuar dhe koordinim i dobët muskulor.

2. Faza hipnotike (faza e dehjes)- 1.5 – 2.5 promilë në gjak. Karakterizohet nga sjellje të guximshme dhe të pamenduara. Në këtë fazë shfaqen simptomat e para të efektit narkotik të alkoolit: ecje e pasigurt, të folur i pakuptueshëm, vëmendje dhe përqendrim të ulët, përgjumje.

3. Faza narkotike (dehje e rëndë) – rreth 5 promilë alkool. Shfaqet gjendje stupori ose kome, ku personi i helmuar ka reflekse të dobësuara, mungesë reagimi, frymëmarrje të dobët, rrahje të shpejta të zemrës dhe ulje të temperaturës trupore. Në këtë fazë shpesh ndodh të vjellat pa vetëdije dhe inkontinenca (pamundësia për të kontrolluar urinimin).

4. Faza asfiktike (faza e mbytjes)- ndodh shpejt pas fazës narkotike, pason me de­presion të qendrës së frymëmarrjes në sistemin nervor qendror dhe përfundon me vdekje.

 
Trajtimi i helmimit nga alkooli

Nuk ekziston një antidot specifik që përdoret për trajtimin e helmimit nga alkooli. Tra­jtimi është i fokusuar në eliminimin e alkoolit nga gjaku.

  • Lavatja gastrike – Në orët e para pas helmimit përdoret lavatja gastrike, e cila mundëson shpëlarjen e stomakut nga sasia e mbetur e alkoolit, me qëllim parandalimin e rritjes së mëtejshme të përqendrimit të alkoolit në gjak.
  • Hidratimi me tretësirë fiziologjike dhe vitamina të grupit B, me qëllim korrigjimin e dehidratimit.
  • Hemodializa është e rezervuar për rastet e dehjes së rëndë dhe për përqendrime të larta të alkoolit në gjak (rreth 5 promilë).

 

Kakoforia ose gjendja e dehjes së mëngjesit (mamurlëku) përfaqëson fazën e rikuper­imit pas intoksikimit me alkool. Karakterizohet nga dhimbje koke, të përziera, të vjella, konfuzion dhe shpesh amnezi për ngjarjet e mëparshme.

  1. Halimova, Yu. S. (2023) Morphofunctional Aspects of Internal Organs in Chronic Alcoholism, AMALIY VA TIBBIYOT FANLARI ILMIY JURNALI, 2 (5). pp. 83– 87. ISSN 2181– 3469
  2. Alcohol Consumption, Cardiac Biomarkers, and Risk of Atrial Fibrillation and Adverse Outcomes, by Dora Csengeri et al., European Heart Journal, doi: 10.1093/eurheartj/ehaa953
  3. WHO Alcohol Fact Sheet
  4. Halimova, Yu. S. (2023) Morphofunctional Aspects of Internal Organs in Chronic Alcoholism, AMALIY VA TIBBIYOT FANLARI ILMIY JURNALI, 2 (5). pp. 83– 87. ISSN 2181– 3469

 

Vlerësim mesatar:

3 (198 vota)

Vlerëso: