Helicobacter pylori (H. pylori): Çfarë është, si zbulohet dhe si trajtohet
Shumë njerëz kanë dëgjuar për “bakterin në stomak” – por nuk janë të sigurt çfarë do të thotë saktësisht.
Helicobacter pylori (H. pylori) është një bakter që jeton në mukozën e stomakut. Ai është shumë i zakonshëm – vlerësohet se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë, por jo gjithmonë shkakton probleme.
Çfarë mund të shkaktojë H. pylori?Tek disa njerëz, ky bakter mund të çojë në:
Gastrit (inflamacion i stomakut).
Dhimbje ose djegie në stomak.
Fryrje, nauze.
Ulcera (plagë në stomak ose në duoden).
Më rrallë – gjendje më serioze nëse nuk trajtohet për një kohë të gjatë.
E rëndësishme: Shumë njerëz kanë H. pylori pa asnjë simptomë.
Si merret?
Më shpesh:
Përmes ushqimit ose ujit.
Përmes kontaktit me njerëz të tjerë (p.sh. në fëmijëri).
Si diagnostikohet?
Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta, dhe mjeku juaj vendos cilën të përdorë:
Testi i frymës (breath test).
Testi i feçeve.
Testi i gjakut (më rrallë përdoret për infeksion aktiv).
Ndonjherë gastroskopia me biopsi nëse ka simptoma më serioze.
Këto teste bëhen vetëm me rekomandim të mjekut – jo çdo dhimbje stomaku do të thotë se duhet testim për H. pylori.
Si trajtohet?
Është e rëndësishme të dini:
H. pylori trajtohet – dhe zakonisht me sukses.
Trajtimi sot zakonisht përfshin:
Mjekim për uljen e acidit të stomakut.
kombinim i disa antibiotikëve.
Më shpesh përdoret eashtuquajtura “terapi katërfishe”(quadruple therapy), e cila përfshin disa barna në të njëjtën kohë, zakonisht për 10–14 ditë. Kjo është sepse bakteria është bërë më rezistente ndaj disa antibiotikëve, prandaj terapitë e vjetra “trefishe” nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Terapia mund të jetë pak komplekse (shumë tableta në ditë), por është e rëndësishme të merret saktësisht siç është përshkruar.
Pse është e rëndësishme të përfundohet terapia?
Për të eliminuar bakterin plotësisht.
Për të parandaluar rikthimin.
Për të ulur rrezikun e rezistencës.
Pas përfundimit të terapisë, shpesh bëhet një test kontrolli për të konfirmuar se bakteria është eliminuar.
Keqkuptime të zakonshme
“Nëse më dhemb stomaku – sigurisht është H. pylori”
Jo gjithmonë. Mund të jetë edhe stresi, ushqimi ose një gjendje tjetër.
“Nëse e kam, duhet menjëherë të trajtohet”
Trajtimi varet nga simptomat dhe vlerësimi i mjekut.
“Do të kalojë vetë”
Në disa raste nuk shkakton probleme, por kur ka simptoma – është i nevojshëm trajtimi.
Kur duhet të kontaktoni mjekun?
Nëse keni dhimbje ose djegie në stomak që zgjat.
Nëse keni nauze, fryrje ose humbje oreksi.
Nëse simptomat përsëriten.
Nëse keni pasur më parë ulçerë.
Përfundim
H. pylori është një bakter i zakonshëm – por jo gjithmonë i rrezikshëm. Çelësi është të kuptohet kur shkakton problem dhe të trajtohet siç duhet. Me një diagnozë të saktë dhe terapi të përshtatshme, në shumicën e rasteve mund të kuruhet me sukses.
Faqja jonë e internetit përdor biskota. Përveç atyre të domosdoshme, mund të përdorim biskota për funksionalitet, analitikë dhe marketing. Duke klikuar "Pranoj", pajtoheni me përdorimin e të gjitha biskotave (cookies).