Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje

Mamografia: Gjithçka që duhet të dini para kontrollit tuaj

Një mamografi është një ekzaminim me rreze X të gjinjve që ndihmon në zbulimin e hershëm të ndryshimeve, përfshirë kancerin e gjirit. Ky tekst shpjegon se çfarë është një mamografi, kur bëhet, si duket ekzaminimi dhe çfarë duhet të dini para se të shkoni.

 

Çfarë është mamografia?

Mamografia është një lloj i veçantë i radiografisë që merr fotografi të detajuara të gjinjve. Mund të zbulojë ndryshime që nuk mund të ndihen me dorë - siç janë gunga të vogla ose ndryshime të tjera në inde.

Edhe pse përdor një dozë të ulët rrezatimi, është i shpejtë, efektiv dhe në shumë raste shpëton jetë, pasi zbulon sëmundjet në një fazë të hershme kur ato trajtohen më mirë.

 
Kur rekomandohet mamografia?

 

Mamografia rekomandohet:
  • Për të gjitha gratë në vendin tonë - Mamografia bazë (e parë) kryhet tek të gjitha gratë mbi moshën 40 vjeç, pavarësisht nëse kanë ndonjë problem, më shpesh si pjesë e programit të skriningut (ekzaminimeve parandaluese) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një herë në 2 vjet ose më herët sipas këshillës së mjekut.
  • Tek gratë me një histori pozitive familjare (një histori pozitive do të thotë që një nënë, gjyshe ose teze ka pasur kancer të gjirit), kontorlli fillon në moshën 35 vjeçare
  • Mamografia mund të kryhet edhe nëse vërehen ndryshime në gjinj - siç është një gungë, dhimbje, ënjtje ose rrjedhje nga thithka - dhe tek gratë më të reja se 40 vjeç, përkatësisht në çdo moshë.
 

Dendësia e gjirit

Dendësia e gjirit është një term i përdorur në mamografi për të përshkruar se sa ind gjëndrash dhe lidhës ka në gji në raport me indin dhjamor. Nuk mund të ndihet me dorë, por shihet vetëm në mamografi.

 

Çfarë do të thotë "gjinj të dendur"?

  • Gjinjtë janë "të dendur" kur kanë më shumë ind gjëndror dhe lidhës dhe më pak ind dhjamor.
  • Në një mamografi, indi i dendur duket i bardhë, si dhe ndryshimet e mundshme të padëshiruara (siç janë tumoret). Kjo e bën më të vështirë shikimin e anomalive tek gratë me gjinj të dendur.

Si duket kontrollimi?

Kontrollimi zgjat rreth 10 deri në 15 minuta. Ja çfarë duhet të prisni:

  • Do t'ju kërkohet të hiqni rrobat e sipërme dhe mund t'ju kërkohet të vishni një rrobë spitali.
  • Tekniku mjekësor do ta vendosë gjoksin tuaj në një pllakë të pajisjes.
  • Gjoksi do të shtypet për disa sekonda për të marrë një pamje më të qartë. Mund të jetë e pakëndshme, por nuk duhet të dhembë.
  • Imazhet merren nga të dy gjinjtë, zakonisht nga dy pozicione.
 Si të përgatiteni për kontollim?

Ja disa këshilla që do t'ju ndihmojnë: 

  • Mos përdorni deodorant, pudër ose parfum ditën e komtollimit– ato mund të turbullojnë rrezet X.
  • Caktoni një kontollim pas menstruacioneve – gjinjtë zakonisht janë më pak të ndjeshëm atëherë.
  • Vishni rroba të lehta – për ta bërë më të lehtë heqjen e bluzës.
  • Nëse keni bërë një mamografi më parë, sillni skanimet tuaja të vjetra.

A është mamografia e sigurt?

Po. Mamografia përdor një sasi të vogël rrezatimi - doza është e ulët dhe konsiderohet e sigurt. Përfitimet e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit i tejkalojnë shumë rreziqet.

 
Çfarë pas kontrollimit?
Pas kontrollimit:
  • Mund të rifilloni aktivitetet tuaja menjëherë.
  • Rezultatet zakonisht janë të gatshme brenda pak ditësh.
  • Nëse nevojiten teste të mëtejshme, do të njoftoheni.
 
Përfundim

Mamografia është një pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor të grave. Ndihmon në zbulimin e ndryshimeve në gji përpara se ato të shkaktojnë simptoma - që do të thotë një shans më i mirë për trajtim të suksesshëm. 

Nëse jeni mbi 40 vjeç ose keni faktorë rreziku, bisedoni me mjekun tuaj se kur është koha për mamografinë tuaj të radhës.

Vlerësim mesatar:

3 (95 vota)

Vlerëso:

Vlerësimi juaj u regjistrua!