Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje

Operacioni i kataraktës: Si të përgatiteni dhe çfarë të prisni

Katarakta është një nga shkaqet më të zakonshme të dobësimit të shikimit tek të moshuarit. Ajo paraqet mjegullim të thjerrëzës natyrale në sy, gjë që çon në shikim të turbullt, ndjeshmëri ndaj dritës dhe vështirësi gjatë leximit ose ngasjes së makinës.

Simptomat dhe indikacionet për operacion

Katarakta zhvillohet gradualisht dhe nuk shkakton dhimbje, por simptomat mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Simptomat më të shpeshta :

     Shikim i turbullt ose i mjegulluar

     Probleme me shikimin gjatë natës

     Ndjeshmëri ndaj dritës ose shkëlqimit

     Nevojë për syze më të forta ose ndryshim i shpeshtë i dioptrisë

     Ngjyrat duken të verdha ose të zbehta

     Shikim i dyfishtë në një sy

Kur rekomandohet operacioni?

     Kur katarakta ndikon ndjeshëm në funksionimin e përditshëm

     Nëse nuk mund të ngisni makinën, të lexoni, të punoni apo të lëvizni në mënyrë të sigurt

     Me rekomandim nga mjeku oftalmolog pas një kontrolli të syve

Është e rëndësishme të dihet se i vetmi trajtim për kataraktën është heqja kirurgjikale e thjerrëzës së mjegulluar dhe zëvendësimi i saj me një thjerrëz artificiale (intraokulare).

Si kryhet operacioni?

Operacioni i kataraktës është një nga procedurat mjekësore më të sigurta dhe më të suksesshme sot. Kryhet në  ambulantë, pra nuk kërkon shtrim në spital.

Procedura :

     Përdoret anestezi lokale (me pika) për të bllokuar dhimbjen

     Përmes një hapjeje të vogël futet një instrument për të copëtuar dhe hequr thjerrëzën e mjegulluar (me teknikën e quajtur fakoemulsifikim)

     Në vend të saj vendoset një thjerrëz artificiale (implant intraokular)

     Ndërhyrja zgjat rreth 15–30 minuta

Zakonisht operohet një sy, ndërsa tjetri caktohet pas shërimit.

Përgatitja para operacionit

Përgatitje mjekësore:

     Kontroll tek oftalmologu me matje të presionit të syrit, mprehtësisë vizuale dhe biometrisë (për përcaktimin e llojit të thjerrëzës)

     Testim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore (gjak, zemër)

     Mund të jetë e nevojshme të ndërprisni disa ilaçe (si p.sh.. antikoagulantët)

Përgatitje personale:

     Para operacionit, do të merrni pika antibiotike për përdorim disa ditë

     Organizoni një person që t’ju shoqërojë, pasi nuk do të mund të ktheheni vetë në shtëpi

      Mos përdorni grim apo kremra ditën e operacionit

     Hani një vakt të lehtë nëse ju lejohet nga mjeku

Rikuperimi dhe kujdesi pas operacionit

Ditët e para:

     Mund të ndjeni një irritim të lehtë, lotim ose ndjeshmëri ndaj dritës

     Shikimi do të përmirësohet gradualisht – në ditët e para mund të jetë i turbullt

     Do të duhet të përdorni pika për sy (antibiotik dhe kundër inflamacionit) sipas rekomandimit të mjekut

Çfarë duhet të shmangni:

     Mos fërkoni syrin

     Mos ngrini pesha të rënda dhe mos përkulni kokën poshtë

     Shmangni pishinat dhe ambientet me pluhur

      Flini me mbrojtje mbi syrin (gjatë netëve të para)

Rikthimi në aktivitete:

     Leximi dhe shikimi i televizorit lejohen pothuajse menjëherë

     Ngasja e makinës – sipas rekomandimit të oftalmologut (zakonisht pas disa ditësh)

     Aktivitetet seksuale dhe sportive – pas 2–4 javësh, në varësi të rikuperimit

Kontrolle dhe ndjekje afatgjatë

     Kontrolli i parë bëhet ditën pas operacionit

      Kontrollet e tjera: pas 1 jave dhe pas 1 muaji, ose sipas nevojës

      Në shumicën e rasteve, shikimi stabilizohet plotësisht brenda 4 deri në 6 javë

Syze të reja rekomandohen të paktën 4 javë pas operacionit, nëse janë të nevojshme.

Operacioni i kataraktës është një ndërhyrje pa dhimbje, e shpejtë dhe efektive me të cilën mund të riktheni shikimin e qartë. Me përgatitje të mirë, respektim të rekomandimeve dhe kontrolle të rregullta, rikuperimi zakonisht kalon pa komplikime.

  1. Mayo Clinic. “Cataract surgery: What to expect before, during and after.”www.mayoclinic.org
  2. American Academy of Ophthalmology. “Cataract Surgery.” www.aao.org
  3. NHS. “Cataract surgery – Recovery.”www.nhs.uk
  4. Cleveland Clinic. “Cataract Surgery and Recovery.” www.clevelandclinic.org 

Vlerësim mesatar:

3 (39 vota)

Vlerëso: