Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Çfarë është "Sindroma e Zemrës së Pushimeve"?

А Lidhja mes alkoolit dhe çrregullimeve të ritmit të zemrës tek per­sona të shëndetshëm njihet si “sindroma e zemrës festive” (holiday heart syndrome). Ky lloj sindrome është vërejtur për herë të parë tek persona që kishin pasur episode të konsumimit të tepruar të alkoolit gjatë fundjavave dhe festave. Lloji më i zakonshëm i aritmive që shfaqen janë aritmitë supraventrikulare, veçanërisht fibrilacioni atrial, i cili zakonisht ndodh 12–36 orë pas episodit të konsumimit intensiv të alkoolit

 
Shkaqet për “holiday heart syndrome”

Shkaku kryesor i sindromës është konsumimi i tepruar i alkoolit. Megjithatë, ekzistojnë disa faktorë kyç që mund të rrisin gjasat për zhvillimin e kësaj sindrome:

 

  • Dehidratimi: Alkooli është diuretik (shkakton urinim të shtuar), gjë që çon në dehidrim, i cili ndikon në ekuilibrin elektrolitik dhe statusin acido-bazik të organizmit. Kjo ndikon në mikroambientin e miociteve (qelizat e zemrës) dhe mund të shkaktojë aritmi.

 

  • Stresi: Stresi emocional dhe fizik i lidhur me planifikimin e festave dhe kremtimeve mund të shkaktojë aritmi. Për më tepër, alkooli rrit aktivitetin e një pjese të sistemit nervor autonom të quajtur simpatikus, i cili favorizon rritjen e frekuencës së zemrës dhe nxit aritmi

 

  • Mungesa e gjumit: Festimet gjatë pushimeve shpesh prishin ritmin ditor-natyror, duke ulur cilësinë e gjumit. Kjo kontribuon në rritjen e rrezikut për zhvillimin e aritmive, veçanërisht fibrilacionit atrial (AFib).

 

 

  1.  Hindricks G, Potpara T, Dagres N, et al, for the ESC Scientific Document Group. 2020 ESC Guidelines for the Diagnosis and Management of Atrial Fibrillation, Eur Heart J. 2021 Feb 1;42(5):373– 498
  2. Voskoboinik A, Prabhu S, Ling LH, Kalman JM, Kistler PM. Alcohol and Atrial Fibrillation: A Sobering Review, J Am Coll Cardiol 2016 Dec 13;68(23):2567– 76
  3. NCBI Book on Atrial Fibrillation

Vlerësim mesatar:

3 (176 vota)

Vlerëso: